Drejtoria Rajonale Policisë në Prizren, mban ligjërata në shkolla, projektet: “Pasojat e përdorimit të narkotikeve ” dhe “Ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore”
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Sektorët për Komunitetit në stacionet policore në Prizren, Suharekë dhe Dragash, në zbatim të Strategjisë së Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi , kanë realizuar aktivitetet e planifikuara, në koordinim me Drejtorit Komunale te Arsimit në Prizren, Suhareke dhe Dragash, ku kanë mbajtur ligjërata me temën: “Pasojat e përdorimit të narkotikeve ” dhe “Ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore”, me nxënës të tetë shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në komunën e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit.
Këto ligjërata në shkolla kanë për qëllim që nxënësit të pajisen me njohuri sa i përket sjelljeve jo shoqërore të shfaqura edhe tek fëmijët, për format dhe llojet pasojave te përdorimit të narkotikeve,po ashtu edhe ne ruajtjen e trashëgimisë kulturore si dhe mundësinë dhe kontributin që edhe ata mund të japin në parandalimin e këtyre dukurive.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me ligjërata të tilla edhe në shkollat tjera në rajonin e Prizrenit.