Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit , në ora 04:10, gjatë patrullimit në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet me targa vendore dhe pas kontrollimit të automjetit dhe personave, është ndaluar një person me inicialet E.T (M/K) i moshës 49 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme ’’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.
I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.