Sot më 20.04.2022, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z, Samedin MEHMETI priti në një takim Shkëlqesinë e Saj znj. Marie-Christine BUTEL, Ambasadore e Francës në Republikën e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm z. MEHMETI shprehu mirëseardhjen e tij për ambasadoren Christine BUTEL dhe falënderoi Ambasadën franceze për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Me rastin e këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.