Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 04.04.2022 rreth orës 00:25, kishte pranuar një informacion nga personi me inicialet G.S (M/K) i moshës 38 vjeçar se në rrugën ‘’Salih Çeku’’ në Ferizaj iu kishte vjedhur automjeti i tij VW Golf VII me targa vendore.
Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe hetuesit policor i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast më pas janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto-krimeve.
Pas një pune intensive hetimore të hetuesve rajonal, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistave të dëshmitarëve, kanë arritur që të identifikojnë personin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot , datë 20.04.2022 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.S (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të automjetit me datën 04.04.2022.
I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore .