Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë realizon dy urdhëresa të lëshuar nga Gjykata

Mitrovicë, 14 Mars 2022
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Sot me datë 14.03.2022, policia ka realizuar dy urdhëresa të lëshuar nga Gjykata. E para është realizuar rreth orës 08:25, në rrugën “Dëshmoret e kombit” është ndaluar i dyshuari Z.M., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr. 659/2021, për veprën penale ,,Kanosje”.
Dhe urdhëresa dyta është realizuar rreth orës 09:45, në rrugën “Ulqinit” ku është ndaluar i dyshuari I.K., 44 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr. 165/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e shërbimeve”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar me gjobë, palët kanë paguar gjobën e përcaktuar me ligj.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje