Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për veprën penale “Detyrim”

Prizren, 09 mars 2022
Me datën 06/03/2022 rreth orës 12:55, Ankuesi se bashku me djalin e tij te mitur (viktimën), është paraqitur ne Stacionin policor Prizren, se në rrugën “Lidhja e Prizrenit’’, në Prizren ka raportuar rastin e veprës penale “Detyrimit”, te cilën e kishte kryer i dyshuari i mitur ne vazhdimësi . Sipas viktimës i dyshuari me datën 05/03/2022 rreth orës 21:00 duke e detyruar viktimën, kishte arritur nga ai t’i merr shumen prej 10 ( dhjetë ) euro para te gatshme kjo sipas viktimës ka ndodhur ne vazhdimësi qe një kohe ta gjate. Ku i dyshuari edhe përmes kërcënimit me ane te thikës i kishte marre te holla atij dhe për shkak te frikës viktima nuk i kishte raportuar rastin.
Me datën 09/03/2022 pas një pune hetimore ne terren, hetuesit e Stacionit policor Prizren kane arritur qe te i identifikojnë dhe arrestojnë te dyshuarin:
E. V., të moshës 17 vjeçe, m/sh/k
I dyshuari është intervistuar ne prani te prindit dhe Avokatit mbrojtës. Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti për te Mitur i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për 24 orë. Rasti është duke u hetuar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje