Më datën 07.03.2022 në orën 18:30, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në rrugën “Edit Durham’’, në Prizren ka ndodhur një rast Mospërfillja e Gjykatës.
Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Është kontaktuar viktima e cila deklaron se ish i fejuari i saj,(i dyshuar),kishte shkuar te banesa e saj dhe po e shqetëson edhe pse i njëjti kishte Urdhrin Mbajtës nga Gjykata qe te mos afrohet afër vendbanimet te viktimës, e njëjta ndihet e frikësuar.
Po ashtu Policia ka arritur që të dyshuarin E. D., të moshës 29 vjeçe, m/sh/k, dhe viktimën ti sjellin në Stacionin Policor në Prizren.
Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.