Me datën 13.02.2022 rreth orës 01:58 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se, në rrugën magjistrale Ferizaj –Gjilan, saktësisht në një pikë karburanti në fshatin Bibaj kishte ndodhur një grabitje, ku dy persona të maskuar dhe me kapela në kokë, nën kërcënim të ‘’armëve të ftohta’’ ( thika) kishin grabitur arkën e kësaj pikë karburanti dhe para në vlerë rreth 400 eurove dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.
Në lidhje me këtë, fillimisht njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj i kishin marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë ngjarje e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
Hetuesit rajonal, pas grumbullimit të disa informacione në terren, shikimit të kamerave të sigurisë në disa lokacione, me datën 14.02.2022 rreth orës 16:00 kanë identifikuar dhe gjetur fillimisht automjetin e udhëtareve me targa vendore me të cilin kanë lëvizur të dyshuarit ( është konfiskuar si provë materiale) dhe më pas kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për grabitjen :
S.H ( M.K) i moshës 26 vjeçar dhe A.M ( M/K) 20 vjeçar, A.D (M/K) i moshës 17 vjeçar është ndaluar për 24 orë, ndërsa në kërkim ishte edhe një person tjetër .
Ndërsa, dje me datën 23.02.2022 rreth orës 17:00, pas një pune intenzive hetimore, hetuesit rajonal kanë identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin e katërt në këtë rast i cili ishte në kërkim policor, i mituri (2005) me inicialet B.O (M/K).
Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës dhe kujdestarit të tij, i njëjti është ndaluar për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.