Në vijimësi të ngritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të parandalimit dhe identifikimit të kundërvajtësve, Stacioni Policor Jugu Mitrovicë përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera, i përgjigjet dhe merr masa ndaj çdo kundërvajtje që raportohen nga ana e qytetarëve.
Një rast i tillë është identifikuar edhe sot, ku nga një qytetar është pranuar foto e një automjeti i cili kishte hyrë në tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë me datë 30.01.2022.
Një njësi e Stacionit Policor ka arritur të identifikoj drejtuesin e automjetit dhe i ka shqiptuar gjobën prej 150 euro, dy (2) pikë negative si dhe i ka caktuar masën mbrojtëse marrjen e patentë shoferit për tre(3) muaj.
Policia në Rajonin e Mitrovicës fton qytetarët që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve do të ndërmerren masa të parapara me ligj.