Vushtrri, 17 janar 2022
Policia në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë trafikun rrugor, një rast i kësaj natyre është identifikuar sot nga njësitet përkatëse policore në Vushtrri.
Ditë më parë në media sociale ishte publikuar një video sekuence, ku shihej se drejtuesi i një veture në lëvizje kishte lejuar ekspozimin – daljen e pasagjerëve në dritare të veturës gjatë drejtimit te veturës.
Përmes njësive përkatëse janë ndërmarrë veprime policore për identifikimin e kundërvajtësit dhe ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunim dhe sensibilizim në parandalimin e kundërvajtjeve në trafikun rrugor.