Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, i shoqëruar nga stafi menagjues vizituan zyrtarët policorë që po kujdesen për sigurinë në vend gjatë natës së festës së fund vitit

Prishtinë 1 janar 2022,
Festa e fund vitit, viti i ri, kryesisht organizohen dhe priten në ambientet më të ngrohta familjare dhe shoqërore, mirëpo Policia e Kosovës, zyrtarët e saj si gjithnjë edhe gjatë këtyre momenteve janë në kryerje të detyrës dhe po punojnë me përkushtim për të garantuar rendin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve tanë.
Me qëllim të përkrahjes, mbështetjes dhe inkurajimit të zyrtarëve policorë, në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale, në natën e ndërrimit të mot moteve në stacionin policorë “Veri” në Prishtinë i vizitoi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga z. Gazmend Hoxha Drejtor i Departamentit të Operativës dhe Z.Fahredin Verbovci Drejtor Rajonal i Prishtinës, të cilët krahas detyrës kaluan edhe disa momente festive në ambiente pune.
Drejtori Mehmeti, zyrtarëve policorë në detyrë dhe stafit mbështetës iu urojë suksese në punë e në veçanti iu uroi vitin e ri 2022, duke u dëshiruar shëndet e mbarësi në jetë, e po ashtu me këtë rast falënderuan zyrtarët për vullnetin dhe kurajën që po tregojnë në çfarëdo kohe dhe rrethane për t’i shërbyer qytetarëve të vendit pa dallim.
Drejtori Mehmeti, në emër të Policisë së Kosovës po ashtu ju uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës festën e Vitit të Ri dhe garanton mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendin për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ofrim të shërbimeve efikase policore, për të garantuar një ambient të qetë e të sigurt për qytetarët tanë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje