Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Lansimi i Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Plani i Veprimit 2021-2023 fuqizon përpjekjet për avancimin e rolit të grave në Polici

Prishtinë, më 20 dhjetor 2021
Organizuar nga Policia e Kosovës dhe me mbështetje të misionit të OSBE-së në Kosovë, sot më 20.12.2021, në Prishtinë, u mbajt Konferenca “Agjenda për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planit të Veprimit 2021-2023”, ku morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, manaxhmenti i PK-së dhe partnerë të tjerë.
Në këtë konferencë me nga një fjalë rasti pjesëmarrësve dhe opinionit iu drejtuan; Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Kryeministri i vendit z. Albin Kurti, ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë z. Michael Davenport dhe përmes platformës online zëvendës presidentja e Asociacionit Ndërkombëtar të Grave Police (IAWP) znj. Julia Jaeger.
Me këtë rast u potencua nevoja dhe rëndësia e rritjes së përfaqësimit dhe përfshirjes së grave në sektorin e sigurisë dhe në përgjithësi avancimin e tyre në funksion të garantimit të të drejtave njerëzore në përgjithësi dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase dhe cilësore për qytetarët pa dallim.
Si nikoqir në këtë konferencë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti në fjalimin e tij ndër të tjera theksoi se ”Gratë dhe vajzat në Policinë e Kosovës me profesionalizimin e tyre kanë dëshmuar se janë të gatshme që t’i kryejnë detyrat e përcaktuara duke udhëhequr, menaxhuar në të gjitha nivelet organizative në Polici.
Kjo është Agjenda e parë për barazi gjinore në Policinë e Kosovës, por nuk do të jetë e fundit sepse ne së bashku do të avancojmë me hapa të sigurt drejt rritjes së numrit të grave në sektorin e sigurisë”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje