Datë: 13 dhjetor 2021 Prishtinë,
Sot në ambientet e Policisë e Kosovës, nga z. Gazmend Hoxha, Drejtor për Operacione në Policinë Kosovës, janë pranuar materiale të shtypura – Manuali “Udhëzuesi për Policinë e Kosovës lidhur me trajtimin e krimeve të urrejtjes”.
Dorëzimin e këtij materiali e bëri z. Edward Anderson, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik, Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Kopjet e manualit janë pranuar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, përfshirë edhe disa pano me mesazh për parandalim të krimeve të urrejtjes.
Me këtë rast Drejtori për Operacione në PK, z. Hoxha falënderoi përfaqësuesit e misionit të OSBE-së dhe z. Anderson për ndihmën e dhënë Policisë, si dhe mbështetjen me trajnime për Policinë e Kosovës, lidhur me trajtimin e krimeve të urrejtjes.