Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në orët e mbrëmjes së datës 10 dhjetor 2021, kanë realizuar urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme ku dyshohej për veprimtari te kundërligjshme në Skenderaj.
Gjatë kontrollit, në pesë lokacione ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• 10 televizorë
• 12 monitor
• 10 shtëpiza te kompjuterit
• 12 aparate të lojërave
• 8 printerë
• 470 euro dhe
• gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.
Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar pesë persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.