Sot, më 5 nëntor 2021, u certifikuan 23 hetues policorë të Policisë së Kosovës, të cilët ndoqën trajnimin e mbështetur nga Ambasada Amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe grumbullimin e dëshmive”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti si dhe Atasheu i Programit të ICITAP-DD pranë Ambasades Amerikane për Kosovë, Kimberly Riffe ndanë certifikatat për pjesëmarrësit.
Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së partnerit strategjik të ICITAP-it për ngritjen e kapaciteteve policore.