Në kuadër të planit “Siguria në trafik” komandanti i stacionit të Gjilanit Major Alban Ramushi është pritur sotë me 11 qershor 2021 rreth orës 10:00 në lokalet e KBI- Gjilan nga efendi Naim Aliu Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Gjatë takimit u potencua edhe roli rëndësia dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit që ka me Policinë e Kosovës.
Kryetari Aliu e njoftoi komandantin e stacionit policor të Gjilanit se në të gjitha xhamitë e Komunës së Gjilanit në “ligjëratën e sotme të hydbes” do të ligjerohet në lidhje me respektimin e rregullave të trafikut dhe njëkohësishtë përcillen mesazhe për respektim të rregullave në trafikun rrugorë.
Ishte konstatim i përbashkët se të gjithë duhet të angazhohemi dhe të japim kontributin tonë në vetëdisimi e drejtuesve të mjeteve në trafik në mënyr që të ndikojm sa të jetë e mundur që të kemi sa ma pakë aksidente.