Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i përgjithshëm i PK-së vizitoi zyrtarët policorë të cilët intervenuan në incidentin e zjarrit në një ndërtesë kolektive dhe iu dhuroi nga një pllakat policore

Prishtinë, më 19 mars 2021,

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga  drejtori i Departamentit për Operacione z. Gazmend Hoxha dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës z. Fahredin Verbovci, realizuan një vizitë zyrtare në Stacionin e Policisë në Fushë Kosovës.

Qëllimi i kësaj vizitë pune ishte njohja nga afër me punën dhe angazhimet që kryejnë zyrtarët policorë në këtë stacion në parandalimin e krimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve me theks të veçantë takimi i zyrtarëve policorë të cilët intervenuan me profesionalizëm në ofrimin e sigurisë dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve në incidentin e zjarrit të ndodhur më 17.03.2021 në një ndërtesë kolektive në Fushë Kosovë.

Në shenjë përkrahjeje dhe mbështetje të stacionit policor dhe zyrtarëve që intervenuan në rastin e incidentit të zjarrit, drejtori Mehmeti dy zyrtarëve iu dhuroi nga një pllakat policore për punën profesionale që kanë bërë gjatë intervenimit ku kanë arritur të ofrojnë siguri për qytetarët dhe të shpëtojnë jetën e tyre. Po ashtu një pllakat policore  dhe disa pajisje logjistike (kompjuterë) iu dhuruan komandantin të stacionit policor.

Drejtori Mehmeti  falënderoi stafin policorë për angazhimet, rezultatet e arritura dhe për punën e tyre të deritanishme në këtë situatë sfiduese nga pandemia dhe njëkohësisht kërkoi nga të njëjtit që të vazhdohet me punë profesionale në interes të vendit dhe qytetarëve, përderisa menaxhmenti do të vazhdojë ta ketë prioritet përkrahjen dhe mbështetjen në vazhdimësi.

Përveç tjerash, nga udhëheqësit dhe mbikëqyrësit e stacionit policor u kërkua që të vazhdohet ngritja e përgjegjësisë në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve me qëllim të avancimit të metejmë të besueshmërisë dhe imazhit të Policisë së Kosovës, si organizatë profesionale e thirrur për t’u shërbyer qytetarëve.

Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, dhe  gjithashtu PK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe shërbimin sa më efikas ndaj qytetarëve të saj.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje