Pejë, 24 shkurt 2020
Në Stacionin Policor në Istog, me datën 21.02.2020, është paraqitur një rast ‘vjedhje’ nga viktima i cili deklaron se në vendin e tij të punës i janë vjedhur mjete të punës.
Me datën 23 shkurt 2020, rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak janë arrestuar të dyshuarit:
S. M. i lindur me 1988 m/k/sh
F. B. i lindur me 1992 m/k/sh
Gjërat e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë dhe të njëjtat janë sekuestruar për t’ia kthyer pronarit.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.