Prishtinë, 27 nëntor 2019 – Edhe ditën e dytë pas tërmetit të raportuar në Republikën e Shqipërisë, Policia e Kosovës dërgon Njësitet policore në përbërje prej njëqind (100) operatorëve tjerë të njësiteve të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion.