Prishtinë, 15 nëntor 2019
Me datën 23.04.2019 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – DHKEK është pranuar informata se një i dyshuar është duke kryer veprën penale ‘shmangie nga tatimi.
Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro.
Personi i dyshuar i arrestuar lidhur me këtë rast është:
• A. M. lindur me 1986 m/sh/k
Sot, me 15 nëntor 2019, pas intervistimit të të dyshuarit të lartcekur, në konsultim dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Mitrovicë, të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.