Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Kosovës mban takim me stafin kompetent menaxherial për angazhime aktive, ngritje të vigjilencës dhe sherbimeve rreth zhvillimeve në veri të vendit

Prishtinë, 3 korrik 2019

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Rashit Qalaj, sot me datë 03.07.2019, në ora 13:30, mbajti një takim zyrtar me stafin menaxherial të Policisë së Kosovës në DPP në Prishtinë, takimi konkretishtë u realizua me drejtorët rajonal të Policisë së Mitrovicës Veri, Mitrovicës Jugu, Zëvendësdrejtorët Rajonal, Shefat e Operativës, Shefat e Hetimeve Rajonale, Shefat e Njësive për Reagim të Shpejtë, Komandantët e Stacioneve Policore respektive, si dhe komandatët e pikave kufitare 1 dhe 31.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i veprimeve policore lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të Drejtorive rajonale policore, Policisë Kufitare, dhe Njësive të tjera, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit padallim duke garantuar funksionalitet të plotë në zbatimin e ligjit.

 

Gjithashtu në takim u potencua rëndësia e realizimit të detyrave policore në mënyrë profesionale në funksion të mbajtjes së rendit dhe qetësisë, garantimit të levizjes së lirë pa lejuar rrezikim të sigurisë së asnjë qytetari apo edhe zyrtarëve policor gjatë kryerjes së detyrave të ligjshme policore.

 

Takimi rezultoi me zotimin për angazhime dhe përkushtim nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe vendit.

 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP, Prishtinë

 

 

 

 

 

 
 Previous ItemNext Item

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje