Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ministri i Punëve të Brendëshme i RKS-së bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës realizuan vizita në mbështetje të zyrtarëve policorë

 

Prishtinë, 28 maj 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj me menaxhmentin e lartë të PK-së, nën shoqërimin e ministrit të MPB-së z. Ekrem Mustafa, pas përfundimit të susksesshëm të operacionit policor vizituan kampin e Njësive Speciale ‘Belvedere’ në Mitrovicë.

Kjo vizitë kryesisht kishte karakter mbështetës për njësitet policore duke përfshirë edhe ato të specializuara në luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprimtarive kriminale.

Pas kësaj vizite delegacioni vazhdoi për në rajonin e Gjakovës, ku realizoi një vizitë edhe tek zyrtari policor i cili u plagos gjatë operacionit policor të realizuar gjatë ditës së sotme.

Ministri dhe Drejtori i Përgjithëm, zyrtarit policor i dëshiruan shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë për t’iu shërbyer qytetarëve dhe vendit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë pa dallim, dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj secilit individ të involvuar në aktivitete të kundërligjshme pavarsisht rolit dhe funksionit që kanë ata.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje