Prishtinë, 20 mars 2019
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në bashkëpunim edhe me institucionet tjera përkatëse, siç janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Inspektorati i Punës, ATK-ja, inspektorët e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës “MASAZHI 2019”.
Ky inspektim është bërë me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit.
Rezultatet nga ky plan operativ i realizuar në muajin shkurt dhe mars janë:
• Janë inspektuar gjithsej 48 lokale.
• Janë legjitimuar 211 punëtorë/e (180-F dhe 31-M)
• Shtetas të huaj 20 punëtorë (11-shqiptarë, 6 tajlandezë, 1-italian, 1-rumun, 1-maqedonas)
• Po ashtu në këto lokale janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18 vjeçare.
• Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar (8-femra dhe 1-mashkull shqiptar).
• Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale.
Në vitin 2019 DHTQNJ-ja ka identifikuar 3 raste të ‘mundësimit në prostitucion’ si arrestimin e gjithsej 11 personave të dyshuar.
Policia e Kosovës nëpërmes drejtorisë kompetente do të vazhdojë me realizimin e operacioneve të tilla edhe në lokacione tjera.
Në vijim gjeni video-linkun ku pasqyrohen disa nga këto aktivitete policore:
https://youtu.be/zOhorHEfkt8
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP, Prishtinë