Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Plagoset një person në Prishtinë

Prishtinë, 24 Dhjetor 2018 – Mbrëmë rreth orës 23:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “5 maji” në Prishtinë, saktësisht në afërsi të Rrethit të Flamurit,  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:

    M. G, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

Mbështetur në informacionet e mbledhura nga tereni dhe në bazë të hetimeve preliminare, dyshohet se një person i dyshuar  i cili ishte në një veturë, e cila ishte në lëvizje,  me armë  zjarri ka shtënë disa herë, në drejtim të viktimës dhe katër personave të tjerë, të cilët gjithashtu ishin në veturën e tyre,  duke lëvizur në rrugën e sipërshënuar.
 
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje