Rajoni Policor - Prishtinë

POLICIA E KOSOVËS

DREJTORIA RAJONALE E POLICISË - PRISHTINË

NJËSIA E TRAFIKUT RAJONAL 
 
Duke i analizuar të dhënat e vitit 2008 mundë të konkludojmë se aktivitetet e njësitit të trafikut nuk kanë munguar pikërisht në mbulimin e territorit për 24 orë në ditë, duke i përdor masat preventive në mbulimin e pikave të zeza dhe duke i përdor masat e represionit ndëshkimit të cilat janë në rritje për 6,47 %. Sa i përket aksidenteve të trafikut ku mesatarja sillet rreth 19,17 % në rritje nuk mundet të themi se këto aksidente janë për mos angazhim të njësitit por si kontribuues  mund të jenë edhe faktorët tjerë që janë të lidhur drejtpërdrejti në komunikacion. PSH. Auto-shkollat dhe kriteret e marrjes të patentë shoferit, infrastruktura rrugore,mirëmbajtja e rrugëve,pajisjet me shenja të komunikacionit,  e posaçërisht numri i veturave që në regjion sillet rreth 80.000 . 

Në vitin 2008 aksidentet e trafikut me pasoja fatale janë në zbritje për 26 % kurse në krahasim me dy vitet e fundit zbritja e aksidenteve me fatalitet sillet rreth 50 %.   

Prishtina është kryeqendër ku  gjinden të gjitha institucionet, universiteti, spitali, zyre diplomatike, aeroporti dhe në ditë qarkullojnë rreth 120.000 vetura . Me infrastrukturën që e posedon dhe me komunikacionin e përzier duke filluar prej qarkullimit të  bagëtive e deri tek automjetet komerciale  nuk mundet ti përballoj këtij fluksi të automjeteve. Po ashtu duke i analizuar vendndodhjet e aksidenteve me fatalitet, 3  % e tyre ka ndodhur në rrugët e pa kategorizuara ku PK-ës nuk është prezent si psh. Në kodra, male dhe fusha, ndërsa  ato aksidente janë regjistruar dhe janë evidente si aksidente fatale.

 
Objektivat e njësitit

Njësiti i trafikut për pos vështirësive reale që i ka  siç janë e një strategjie kombëtare për çështjen e trafikut, do të vazhdoj punën me këtë intezitet duke e pasur detyrën prioritare  parandalimin e aksidenteve të komunikacionit dhe mbrojtjen e ligjit. NJRT Prishtinë do të bazohet në statistikat e më hershme dhe e ka përpiluar planin e veprimit një vjeçar duke i identifikuar problematikat,vendet kritike (pika të zeza) dhe do të organizoj operacione të kontrollave të shtuara me qëllim që komunikacioni të zhvillohet pa pasoja për qytetar.

Ky plan i veprimit për vitin 2008 do të bazohet në ndodhitë sezonale gjatë vitit dhe do të ndahet në katër faza elementare:


   1. Faza e parë
   2. Faza e dytë
   3. Faza e Tretë
   4. Faza e katërt   


1. Faza e parë  (Janar, shkurt, mars)

Aktivitetet e Njësitit në këtë fazë do të jetë shtimi i kontrollave dhe përpilimi i planeve operative për gjendjet teknike të automjeteve, pajisjet dimërore etj. Do të organizohen takimet me Drejtorit e rrugëve dhe kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve Regjionale për veprimet tona të përbashkëta në eliminimin e pengesave të cilat mundet të paraqiten në këtë sezon. Do të jetë një angazhim i shtuar i patrullave të trafikut në rrugët magjistrale (transite) duke i ndërmarrë masat preventive  me qëllim që komunikacioni të zhvillohet pa pasoja për qytetarët dhe të mirave materiale. NJRT Në këtë fazë do ti planifikoj këto plane Operative të kontrollit të shtuar :

   1. Kontroll e gjendjes teknike të automjeteve : Pajisjet dimërore ; pneumatikët , zinxhirët ,regjistrimi etj.
   2. Kontroll e vozitësve nën ndikimin e alkoolit e sidomos gjatë ditëve të vikendit
   3. Kontroll e shpejtësisë të automjeteve në pikat e zeza
   4. Kontroll e shtuar e trafikut në qytetin e Prishtinës pastrimi i trotuareve nga veturat e parkuara në kundërshtim me rregullat .

2. Faza e Dytë (prill, maj, qershor)


Aktivitete e Njësitit në këtë fazë do të përqendrohen në vetura komerciale të cilat e tejkalojnë peshën e lejuar të ngarkesës ,pastaj organizimi i operacioneve me rastin e  fillimit të sezonit të vikendeve në pushimoret të cilat gjenden në Regjion dhe fillimi i sezonit të pushimeve verore ku do të jetë një përkujdesje për veturat të cilat rrugët tona i shfrytëzojnë si transite. Në këtë periudhë do të planifikohen këto Operacione të kontrollit të shtuar:

   1. Kontrolli i shtuar ndaj automjeteve komerciale (në bashkëpunim me drejtorin e rrugëve)
   2. Kontrolli i shtuar : shpejtësia e automjeteve, ngasje nën ndikim të alkoolit,veturat e pa regjistruara dhe ngasja pa patentë shoferi .Kontrolli dhe rregullimi i trafikut në rrugën magjistrale Prishtinë-Orllan dhe rruga e Gërmis për rastin e festës të 1. Majit.
   3. Kontrolli i shtuar në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Shtime  të cilat rrugë do të shfrytëzohet si rrugë transite për sezonin turistik. Në këtë plan do të mirën qëndrimet për mënyrën e veprimit të patrullave të trafikut me qëllim të ofrimit të ndihmës qytetarëve të cilit i shfrytëzojnë rrugët tona si transite.


3. Faza e Tretë (Korrik,gusht,Shtator)

Si mbas statistikave të cilat i posedojmë në këtë fazë në rrugët tona magjistrale dhe regjionale do të shtohet numri i automjeteve  për arsye : Kthimit të qytetarëve të cilit përkohësisht punojnë në shtetet perëndimore, vazhdimin e sezonit të pushimeve verore, qarkullimit të shtuar të veturave komerciale në sezonin e ndërtimeve të objekteve,  fillimi i vitit shkollor dhe aktivitet bujqësore . et. Në këtë periudhë për arsye të shtimit të aksidenteve të komunikacionit ,NJRT do ti ndërmerr aktivitete të shtuara të kontrollit e gjitha kategorive të veturave dhe vozitësve. Në bashkëpunim me Ministrit përkatëse do të organizohen aksionet e kontrollit teknik të jashtëzakonshëm të veturave . Planet operative të cilat do të përpilohen në këtë periudhë kohore do të jenë:

   1. Kontrolli i shtuar ndaj automjeteve komerciale
   2. Kontrolli i shtuar i shpejtësisë të automjeteve
   3. Kontrolli i shtuar i vozitësve nën ndikimin e alkoolit
   4. Kontrolli i shtuar i përgjithshëm në zbulimin e vozitësve të cilit e ngasin veturën pa patentë shoferi, të pa regjistruara dhe teknikisht në gjendje jo të rregull .(Kontrolli i jashtëzakonshëm i gjendjes teknike)
   5. Operacion i shtuar i kontrollit në afërsi të shkollave fillore me fillimin e vitit shkollor dhe një angazhim i policëve në mbajtjen e ligjëratave në shkolla fillore me nxënësit fillestar për mënyrën e sjelljes të tyre në komunikacion.
   6. Operacioni i kontrollit të shtuar “Miku i bujkut”
   7. Kontroll e shtuar e trafikut në qytetin e Prishtinës pastrimi i trotuareve nga veturat e parkuara në kundërshtim me rregullat .

1. Faza e katër (tetor,nëntor,dhjetor)


Në këtë fazë do të bëhet një analizë e rezultateve të arritura për veprimet e kryera të më hershme . Po ashtu është një periudhë e përgatitjeve të veturave për sezonin dimëror në të cilin sezon do të përgatiten edhe kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe subjektet tjera të cilat janë të lidhura me trafik.

Kjo periudhë do të rezultojë me përsëritjen e planeve operative siç janë:

   1. Kontroll e gjendjes teknike të automjeteve : Pajisjet dimërore ; pneumatikët , zinxhirët ,regjistrimi etj.
   2. Kontroll e vozitësve nën ndikimin e alkoolit .
   3. Kontroll e shpejtësisë të automjeteve në pikat e zeza
   4. Kontroll e shtuar e trafikut në qytetin e Prishtinës pastrimi i trotuareve nga veturat e parkuara në kundërshtim me rregullat

Planet e operacioneve dhe aktiviteteve të lartcekura mund të ndodhë të ndryshohen  në datën e planifikimit sepse NJRT është e stërngarkuar në asistime subjekteve tjera siç janë: Inspekcionit të KK ,Ministrisë të Transportit ,Drejtoris të rrugëve si dhe realizimin e planeve Operative të cilat arrin nga Drejtoria e Trafikut ose Komanda Regjionale. Po ashtu ky njësit është i veçuar nga Regjionet tjera sa i përket angazhimit në operacionet e përcjelljeve dhe bllokimit të rrugëve për qarkullimin e lirshëm të delegacioneve të larta të cilit vizitojnë Kosovën .Si mbas statistikave të vitit 2007 Njësiti jonë për aktivitete e përmendura i ka angazhuar rreth 926 Polic të trafikut dhe i ka kryer 185 përcjellje.
Në vitin 2007 me pëlqimin e Komandës Regjionale dhe Ministrisë të arsimit do të përpilohen planet të cilat do të realizohen së bashku me njësitin e Komunitetit në temat e komunikacionit  sidomos në shkollat fillore të Regjionit me nxënësit fillestar për mënyrën e sjelljeve në komunikacion .Ky plan pas miratimit do të filloj me fillimin e vitit shkollor për nxënësit fillestar.

Planifikojmë që në vitin 2009:

  • Të organizohen trajnime në kuadër të Regjionit për punën profesionale të Policëve në temën:  vend shikimi i aksidenteve të trafikut, përpilim e raporteve  dhe procedurave tjera hetimore të aksidenteve të trafikut.
  • Të prezantojmë ne media për ndodhitë ose aksionet të cilat do të ndërmerren në kuadër të aktiviteteve të Njësitit si masë preventive dhe informim të qytetarëve .
  • Të bashkëpunojmë me stacionet e rendit në kuadër të Regjionit për mbulimin dhe aksionet e përbashkëta në rajonet e përgjegjësisë të tyre.
  • Të bashkëpunojmë dhe veprojmë në teren me njësit Policore të KFOR-it dhe Sigurimit e UN në zbulimin e kundërvajtjeve të kategorive të këtyre organizatave .
  • Bashkëpunimi me drejtorit të cilat merren me lëmin e komunikacionit për përmisimin ,rregullimin e shenjave vertikale dhe horizontale , koordinimin e semaforëve për qarkullim më të lirshëm
  • Bashkëpunimi me inspektor komunal të komunikacionit mbi kontrollin e respektimit të vijave urbane të autobusëve të licencuar .
  • Bashkëpunimi me departamentin e inspektoratit të Ministrisë për transport  me qëllim të kontrollit të vijave ndër-urbane dhe puna me peshore për matjen e veturave për transport të madhërave.

E përpiluar nga :Operativa NJRT Prishtinë
Komandanti i NJRT Prishtinë Tog. Sylejman Halili

E Miratuar nga: Komandanti i NJRT Prishtinë
Kap Skedner Krasniqi

 

Informata

Raporto Krimin Në

info@kosovopolice.com

Personat në Kërkim

Kliko këtu