Departamenti i Burimeve Njerëzore

Divizioni i Personelit & Administratës është ne vartësi te Departamentit të Burimeve Njerëzore të Policisë se Kosovës, është duke realizuar me sukses misionin dhe mandatin ne menaxhimin e burimeve njerëzore, shërbimeve te brendshme, menaxhimin e informacioneve dhe ne përkrahjen shëndetësore për te gjithë te punësuarit duke u mbështetur ne faktorin njerëzor si faktor kryesor dhe faktor ne te cilin mbështetët suksesi i organizatës.
Qëllimi Departamentit është qe te vazhdohet ne ndërtim te sukseseve te mëparshme dhe marrja me sfidat e parapara apo parashikuara. Pjesa me e madhe do te jete ne para përgatitjen kadrovike te Policisë se Kosovës për një afat me te gjate, e sidomos tash kur është arrite numri I nevojshëm I te punësuarve dhe  duhet me shume te drejtohet rreth ekonomizimit te Policisë se Kosovës. Një plane i veprimit është përpiluar për tu siguruar qe qeshjet janë paraqitur ne mënyre te kuptueshme dhe te integruar. Një paket e masave te nivelit te larte janë paraqitur te përdoren ne vlerësim te efektshmerise MISIONI Ofrimi I shërbimeve cilësore, efektive dhe transparente me ane te një administrate funksionale , profesionale dhe përgjegjëse ndaj kërkesave te te punësuarve dhe nevojave operacionale  te Policinë e  Kosovës QELLIMI Qe te mbështes qëllimet e përbashkëta ne ” Bërjen e Kosovës një vend me te sigurt për te gjithë përmes një policie profesionale progresive” përmes përdorimit me optimal te te gjitha resurseve humane. Qe te sigurohemi qe resurset humane janë te alokuara konform planeve dhe objektivave policore, dhe qe te përmirësohet performanca organizative përmes praktikave te punësimit, alokimit dhe rialokimit me efektive dhe efikase te personelit.


OBJEKTIVAT
Efikasiteti në punë Përmirësimi i shërbimeve te personelit Decentralizimi  ne nivel rajonal Krijimi, zhvillimi dhe funksionalizimi I Arkivit Qendror te PK-se Edukimi shëndetësor i te gjithë pjesëtarëve te PK-se Me qëllim te realizimit te prioriteteve strategjike te Policisë se Kosovës për periudhën 2008-2011, Departamenti i Personelit & Administratës ka përgatite planin e punës 2009  i cili do te shfrytëzohet si mase vlerësuese e realizimit te misionit dhe arritjes se objektivave. Departamenti i personelit dhe Administratës ne kuadër te funksionit mbulon një spektër të rëndësishëm funksional brenda Policisë së Kosovës duke përfshirë: Drejtorin e personelit, Drejtorin e Shërbimeve te Brendshme, Drejtorin për Menaxhimin e Informatave si dhe Drejtorin e Shërbimeve Shëndetësore.


Drejtoria e Personelit
Funksionet kryesore:   
1. Menaxhimi, mbikëqyrja dhe ofrimi i  lidershipit për  të gjithë personelin e PK-së;   
2. Hartimi i Politikave gjegjësisht Procedurave Standarde të Operimit që kanë të bëjnë me menaxhimin e Personelit dhe të kujdeset për zbatimin e tyre;   
3. Kujdesja për zbatimin e ligjeve, Udhëzimeve Administrative si dhe Parimeve & Procedurave që kanë të bëjnë me menaxhimin e Personelit ,  
 4. Identifikimi dhe planifikimi i nevojave për personel për te plotësuar pozitat e lira brenda strukturës organizative te PK-së;  
 5. Planifikimin dhe mbikëqyrjen e procesit të Rekrutimit dhe Seleksionimi në PK për tu siguruar përzgjedhja e personelit sipas nevojave;   
6. Planifikimin dhe mbikëqyrjen e procesit te avancimit ne karrierë për te plotësuar strukturën komanduese në PK-së;   
7. Është i obliguar të sigurohet se procesi i identifikimit të nevojave, Rekrutimi & seleksionimi, promovimi dhe administrimi i shënimeve apo të dhënave të personelit  është në pajtim me standardet më të mira Evropiane.


Aktivitetet tjera:   
1. Transferet dhe emërimi ne pozitë;   
2. Administrimi i te gjitha llojeve te pushimeve;  
 3. Mirëmbajtja e dosjeve te personelit;   
4. Pajisja e te punësuarve me kartë identifikimi;   
5. Ofrimi i shërbimeve  ne  mbështetje te personelit;   
6. Vlerësimi i performances së personelit;
 
Drejtoria e Shërbimeve te Brendshme Funksionet:
Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme ju  jep mundësi personelit policor  punësim sekondar dhe jashtë detyre. Merret me pranimin dhe procedimin e Aplikacioneve për lejet e armeve te brezit ,gjuetisë dhe te rekreacionit . Procedon aplikacionet dhe jep lejet e punës Kompanive private te sigurimit dhe benë inspektimin e tyre. Ben përkthimin e materialeve (shkresave) ne gjuhet Shqip-serbisht dhe anasjelltas si dhe Anglishte-Shqip e anasjelltas për Drejtorin e Përgjithshme te Policisë. Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme siguron një shërbim profesionale me cilësi të shkëlqyera personale dhe profesionale. Kjo është arritur përmes burimeve tona njerëzore , shërbimeve kualitative dhe të suksesshme.


Drejtoria e Menaxhimit te Informatave Funksioni i Drejtorisë se Menaxhimit te Informatave ne Kuadër te Policisë se Kosovës është shumë i rëndësishëm e i cili konsiston në:   
1. Marrjen e të dhënave , menaxhimin efikas të tyre , ndërhyrjen eventuale në përmirësimin e të dhënave dhe unifikimin e tyre.    
2. Publikimi i informatave të sakta të PK-së në intranet dhe Web faqe me qëllim të informimit në mënyrë sa më të shpejt dhe sigurt të komunitetit të gjerë dhe punonjësve te Policisë se Kosovës gjithashtu, qytetarët kenë mundësin e kërkimit të ndihmës dhe dhënies se informatave te ndryshme ne interes te përbashkët.   
3. Rregullimi unik, protokollimi dhe shpërndarja e te gjitha shkresave te Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë.   
4. Trajtimin e duhur të dokumenteve që duhet te arkivohen dhe vendosjen e një sistemi modern të arkivimit që do të mundësoj ruajtje efikase dhe shfrytëzim të avancuar të lëndës arkivore të Policisë së Kosovës.   
5. Menaxhimi i të dhënave te të gjithë personelit të PK-së , është sistem i sofistikuar dhe është i decentralizuar në të gjitha Rajonet Policore të Kosovës. Qëllimi i DMI-së është të ndaloj çdo përdorim jo zyrtar të shënimeve policore mirëpo, jo edhe të ndaloj përdorimin  tyre nga personat e autorizuar.


Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore   
1. Funksioni kryesor i Drejtorisë se Shërbimeve Shëndetësore, qëndron ne sigurimin e një Policie te Kosovës te shendosh , me njerëz te afte nga aspekti shëndetësor për mbrojtje dhe reagim.   
2. Evidentimi dhe arkivimin e shënimeve mjekësore,pushimeve mjekësore, kërkesave te veçanta mjekësore dhe psikologjike dhe lëndimeve ne detyre,si dhe intervenon ne lidhje me këto raste .   
3. Ofron  mbështetje mjekësore dhe psikologjike sa here qe paraqitet nevoja ne mënyre profesionale , te shpejte dhe efikase.  
4. Merret me ngritjen e edukatës shëndetësore, për Pjesëtaret e PK-se,nëpërmes organizimit te Kampanjave për Shëndetësi ne nivel Regjional.   
5. Aplikimi i masave preventive nëpërmes organizimit te Vaksinimit te PK-se me vaksina esenciale  për PK-ne,si dhe përgatitja e broshurave dhe ligjëratave me tema mbi sëmundjet , nga te cilat kane predispozite Pjesëtarët e PK-se. Gjate marrjes se vendimeve gjithmonë duhet përdorur gjykimin e shendosh dhe interpretimin e e te gjitha parimeve ne fuqi ne te mire te Pjesëtarëve te PK-se .

Informata

Raporto Krimin Në

info@kosovopolice.com

Personat në Kërkim

Kliko këtu