Aksident Trafiku me Fatalitet - Komoran Prishtine
Ju informojmë se sot më 09/11/2009 në ora 07:30 në rrugën regjionale Komoran Carralevë, respektivisht në udhëkryqin që lidhë këto rrugë me rrugën e fshatit Nekovc komuna e Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale .
Në këtë aksident janë përfshirë një automjet Golf -IV- ngjyrë e kaltër, si dhe një automjet VW LT 28- ngjyrë e gjelbër që të dyja automjetet me targa Kosove .
Hetuesit e trafikut rajonal menjëherë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertimin e vendngjarjes.
Analizuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendngjarjes, hetuesit kanë ngritur dyshimin se deri tek aksidenti ka ardhur në momentin kur automjeti Golf -IV- i cili ka qenë duke qarkulluar nga drejtimi i fshatit Nekovc për në rrugën regjionale Komoran - Carralevë me të arritur në udhëkryq për shkaqe të panjohura deri më tani, ka ndërmarr veprim të kyçjes së pasigurt duke u ndeshur me automjetin VW LT 28 i cili në atë moment ishte duke qarkulluar në drejtimin Komoran Carralevë.
Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ka vdekur një person dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda .
Bashkudhëtari i automjetit VW LT 28, L. Ferizaj mashkull, 23 vjeç ,
ka vdekur në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente, ndërsa
ngasësi i automjetit Golf -IV, I. Gashi ( mashkull ) 26 vjeç
bashkudhëtarja e automjetit Golf -IV , V. Gashi (femër) 23 vjeç
ngasësi i automjetit VW LT 28, B. Osaj ( mashkull ) 40 vjeç
bashkudhëtari i automjetit VW LT 28, Sh. Qollaku ( mashkull ) 38vjeç
bashkudhëtari i automjetit VW LT 28, A. Ukaj ( mashkull ) 34 vjeç
bashkudhëtari i automjetit VW LT 28, I. Ukaj ( mashkull ) 31 vjeç
bashkudhëtari i automjetit VW LT 28, Sh. Qollaku ( mashkull ) 23 vjeç
bashkudhëtari i automjetit VW LT 28, A. Lekaj ( mashkull ) 23 vjeç
bashkudhëtari i automjetit VW LT 28, A. Nura ( mashkull ) 21 vjeç
kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Të lënduarit nga vendngjarja janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi .
Vetëm në nëntë mujorin e parë të vitit 2009 në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 27 aksidente fatale ku kanë humbur jetën 34 persona.
Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të viktimave nga aksidentet fatale kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e trafikut dhe veçmas kufizimet e shpejtësisë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e këtyre ngjarjeve.

