Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së

SHPËRTHIM ASGJËSIM DËMTIM I INSTALIMEVE PUBLIKE

Zubin Potok, e premte, 30 prill, 2010. Rreth orës 05:20min, policia e Kosovës, ka pranuar një informatë lidhur me një shpërthim të dëgjuar të ketë zënë vend në fshatin “Brankovo Brdo” në Gazivodë të Zubin Potokut.Stacioni policor Zubin Potok, është njoftuar lidhur me rastin, ndërsa njësitë policore kanë reaguar në vend ngjarje për të konfirmuar informatën e pranuar.Njësia patrulluese policore ka konfirmuar lokalizimin e vendit të ngjarjes, në fshatin Brankovo Brdo, të Zubin Potokut, ndërsa është konfirmuar se cak i këtij sulmi ishte transmetuesi, antena e kompanisë mobile IPKO.më shumë

Festa e 1 Majit

Ju njoftojmë se marrë parasysh përvojat nga e kaluara lidhur me shënimin e ditës së 1 Majit drejtoria rajonale e policisë – Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura si dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik, si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt .më shumë

Konfiskimi i veturave ne menyre ilegale

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor – Prishtinë, në vazhdën e intensifikimit të punës mbi forcimin dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në komunikacion , me synim rritjen e sigurisë rrugore, si dhe menaxhimin sa më profesional të trafikut në kryeqytet, ka ndërmarrë një sërë masash operative. Marrë për bazë infrastrukturën momentale të kryeqytetit, masa të shumta janë ndërmarrë edhe në drejtim të përballimit të fluksit të lëvizjes së mjeteve, kontrollit të territorit, për përballimin e lëvizjes së këmbësorëve si në qytet ashtu edhe jashtë tij.më shumë

Informate

Në kuadër të kalendarit të garave të Federatës çiklistike të Kosovës dhe të programit garues të Klubit çiklistik “Peja”, të dielën më datën 02.05.2010, do të mbahet gara për kampionatin e Kosovës .Gara do të mbahet në aksin rrugor Gurakoc-Kovrag në drejtim të Mitrovicës nga ora 10:30 deri në ora 12:30 Mu për këtë rruga e lart cekur do të ndalohet për qarkullimi për të gjitha automjetet.më shumë

Dhjetë të arrestuar me urdhëresë të gjykatave

Njësite patrulluese të Stacionit policor në Prizren, të përkrahur nga Njësite Speciale Operative, rreth orës 05:00 të mëngjesit kanë filluar me implementimin e planit operativ “Befasia” i cili ka për qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhëresë të gjykatave. Sot janë arrestuar dhjetë persona të cilët janë dënuar nga gjykata mirëpo të njëjtit nuk kishin shlyer borxhet ndaj shtetit.më shumë

AKSIDENT FATAL NJË FËMIJ TRE VJEQAR HUMB JETËN

Rreth orës 10:30min, njësitë e trafikut rajonal të policisë së Kosovës në Mitrovicë, i janë përgjigjur një ngjarjeje të rëndë aksidentale, që ka rezultuar me humbje tragjike të jetës së një fëmije, të gjinisë mashkullore, të moshës 3 vjeçarmë shumë

previous

1-6 Nga 133

next

Informata

Raporto Krimin Në

info@kosovopolice.com

Personat në Kërkim

Kliko këtu