Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së

Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore ,përfshi një veturë

Deçan ,19 Dhjetor 2014 Me datën 18.12.2014 rreth orës 23.00 në rrugën Magjistrale drejtimi Deçan – Gjakovë, në hyrje te fshatit Prilep - Deçan, ka ndodh aksident trafiku me lëndime të renda trupore ku ishte e përfshire një veturë ‘VW Golf ’ tip 19 E, me ngjyrë të kaltër, targa te regjistrimit vendor, të cilin e drejtonte i dyshimti Shqiptar/Kosovar , Mentor C.(1993) si dhe viktima Shkëlqim D.(1986), pasagjer në ketë mjet.më shumë

Arrestohen të dyshuarit për v.p. të Vjedhjes dhe Vjedhjes së rëndë

Istog ,19 Dhjetor 2014 Policia e Kosovës pran Stacionit Policor Istog më datë 21.10.2014 ka pranuar një ankesë nga një zyrtar përgjegjës për linjën e tensionit të lartë, i cili kishte raportuar vjedhjen e disa segmenteve metalike nga shtyllat e tensionit të lartë nga të cilat furnizohet ‘ Trafostacioni Peja-3’.më shumë

Arrestohet i dyshuari për veprën penale ‘vjedhje në tentativë’

Mitrovicë, 19 dhjetor 2014
Vëmendja dhe reagimi i shpejtë i një pjesëtari të policisë ka bërë që të arrestohet një person i dyshuar për veprën penale të ‘vjedhjes në tentativë’.më shumë

Arrestimi i personit të kërkuar me letër-rreshtim

Gjakovë, 19 dhjetor 2014
Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Gjakovë, gjatë implementimit të planit operativ ‘Arrestimi i personave të kërkuar me letër-reshtim dhe realizimi i urdhëresave të gjyqësorit’, me datën 19.12.2014 në orët e hershme të mëngjesit ka rritur të arrestojë Lulëzim K., i lindur me 14.11.1986 nga fshati Bardhaniq - Gjakovë.më shumë

Grabitje e armatosur

Pejë, 19 dhjetor 2014
Policia e Kosovës pranë DRP Pejë, është njoftuar me datën 19.12.2014 në orën 11:04 se në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë, derisa viktima Bekim D., ishte duke qarkulluar me veturën Kombi ngjyrë e bardhë me targa vendore, pronë e SH.P.K ‘Dukagjini’, një veturë e tipit ‘Golf 2’ me ngjyrë hiri i ka ndërprerë rrugën dhe e ka detyruar viktimën që të ndalojë dhunshëm mjetin në rrugë. më shumë

Policia arreston tre të dyshuar për falsifikim, mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë, 17 Dhjetor 2014 Me datë 17.12.2014, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka asistuar inspektorët e Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) për kontroll në një kompani.më shumë

previous

1-6 Nga 1000

next

Informata

Raporto Krimin Në

info@kosovopolice.com

Personat në Kërkim

Kliko këtu